Fredi Beleri ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë.
Avokatët e tij kanë dorëzuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e la në arrest në burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa.
Ndërkohë në datën 16 Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.
Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore, u arrestua në 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.
/a.r