Me kaq shumë para mund t’i ushqesh gjashtë ose shtatë njerëz në javë, por një burrë nga Australia i shpenzon të gjitha këto vetë.
Trupi i tij është një masë e madhe e muskujve që duket sikur po pëlcasin, dhe venave që gjithashtu janë shumë të dukshme.
Bodybuilderi Josh Lenartowicz nga Australia shpenzon 700 dollarë në javë për ushqim, dhe performon disa orë stërvitje në palestër çdo ditë, transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht pamjes së tij muskuloze, ai thotë se nuk ka përdorur steroide dhe thotë se forma e trupit të tij është rezultat i ushqimit.