Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Brescia të Italisë, pasi raportohet se ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. Sipas mediave italiane, incidenti i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 16:30.
Aksidenti ndodhi në Castegnato, pranë një kompanie me seli në via Padana Superiore, jo shumë larg një koncesionari të njohur. Shqiptari ishte punonjës i një kompanie të jashtme nga ajo që zotëron fabrikën, pranë së cilës ndodhi tragjedia.
Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë. Punonjësit e kompanisë aty pranë kërkuan ndihmë, por më kot pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Policia vijon hetimet për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
/a.r