“Mirëmëngjes dhe me punën për të rilindur gjimnazin “Besnik Sykja” në kryeqytet, që këtë shtator do të jetë gati për të pritur rreth 1000 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili inspektoi godinën e këtij gjimnazi. Shkolla e re “Besnik Sykja” do ketë 27 klasa, laboratorë dhe gjithashtu hapësira të tjera shumëfunksionale në shërbim të nxënësve dhe stafit të mësuesve.