Gjigantët e teknologjisë kanë vendosur të lënë rivalitetin mënjanë dhe të bashkohen për t’i ardhur në ndihmë Apple-it në luftën e saj me FBI-në. Google, Facebook dhe Twitter kanë vendosur të përkrahin Apple-in për çështjen e saj me FBI-në. FBI do që gjiganti i Kupertinos, Apple, ta ndihmojë për të zhbllokuar iPhone-in e një vrasësi në San Bernardino.
Por Apple nuk pranon të bashkëpunojë me FBI-në, pasi sipas saj, kjo është një shkelje e privatësisë së klientit. Ditën e enjte, Apple publikisht njoftoi se do t’i kundërvihet vendimit të gjykatës duke vënë theksin se problemi nuk qëndronte tek dekriptimi i një iPhone 5C, por rrezikut që i kanosej sigurisë dhe privatësisë së konsumatorëve në të ardhmen. Edhe gjigantët e tjerë të teknologjisë do të dëshmojnë në favor të Apple-it në gjykatë.
“Ne të Microsoft-it mbështesim Apple-in dhe do të dëshmojmë në favor të saj javën e ardhshme”, deklaroi presidenti i zyrës ligjore pranë Microsoft-it, Brad Smith. Bill Gates dhe Mark Mark Zuckerberg, përkatësisht themeluesit e Microsoft-it dhe Facebook-ut, kanë bërë gjithashtu deklaratat e tyre, ku dalin në mbrojtje të Apple-it.