Saimir Korreshi akuzon Enkelejd Alibeaj se fshihet pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në Lushnje.
Në një intervistë me skype për Report TV Korreshi akuzoi Alibeaj se po vepron sikur PD të jetë Partia Komuniste. Madje thotë dhe se PD ka rënë e gjitha, siç ra sistemi në Shqipëri nga sulmet e Iranit”
“Shkarkuar apo ngarkuar nuk e dimë çfarë bëhet por ka pasur një komunikim, më kanë dërguar një email. Një nga ata të kryesisë ka marrë kontributin të bëjë gjithçka aty brenda për të vendosur cilët do jenë kryetarët e degëve. Më e bukura është se ai që flet për dekomunistizim dhe bën akte si në komunizëm. Nuk e di a jam tek PD apo tek partia marksiste-leniniste”- tha Korreshi.
/f.stafa