Bashkia e Tiranës vijon punën intensive për sistemimin dhe rehabilitimin e shtresave asfaltike nëpër lagje.
Punëtorët e Bashkisë bashkë me mjetet e tyre kanë ndërhyrë në rrugën ”Pjetër Budi” dhe “Stavri Vrioni”. Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar ndërhyrje në infrastrukturë gjer në shtëpitë më të largëta.