Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion.
Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Vuçiq ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.
“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiq për TV Happy.