Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se nga data 22 shkurt 2016 deri më datë 28 shkurt 2016 në të gjithë territorin e vendit vazhduan inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar.
Gjatë kësaj periudhe inspektorët e ISHSH kanë marrë 16 masa administrative me vlerë 300 000 lekë të reja secila ndaj subjekteve të cilat janë gjetur në shkelje të ligjit.
Subjektet ndaj të cilëve u morën masat ishin:
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Tiranë:
- Bar Cafe, Zh.Beliu,
- Bar cafe ”Musess”,
- Vila Toptani
- Bar – kafe “Delux”
- Bar-Kafe “Bella Vita”
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Lezhë:
- Bar-Kafe B.Deda
- Bar-Kafe “Vigu”
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Fier:
- Bar -Restorant ”Cajupi” ,
- Bar Kafe P.Musaku
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Durrës:
- Bar kafe Veronesi
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Elbasan:
- Bar kafe Xhesi
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Gjirokastër:
- Bar lloto D.Shehu
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Dibër:
- Bar kafe A. Shehu
- Bar kafe M.Sela
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Shkodër:
- Bar kafe “Kolonial”
- Bar kafe H.Beqiri
Në njoftim, ISHSH falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtjeje të ligjit në numrin e telefonit Pa pagese 0800 4040.