Lëvizja “Europa Tani” e presidentit aktual të Malit të Zi Jakov Milatoviç fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në këtë vend duke marrë 25.5 % të votave. Me këtë rezultat kjo parti siguron 24 vende në parlament. Të dytët u renditën partitë e koalicionit “Së bashku”.
Në një prononcim për ABC News, Spajiç nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me shqiptarët. “A do të bashkëpunoni me shqiptarët?, e pyeti gazetarja Linda Karadaku. “Absolutisht, dua të bashkëpunoj me ata si partnerët më të mirë në Mal të Zi”, tha Spajiç shkurtimisht për ABC News.
Kujtojmë që në parlamentin e ri do të jenë 6 deputetë shqiptarë, 4 nga koalicionet shqiptare dhe 2 nga parti të tjera. Konkretisht Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar, Genci Nimanbegu nga Aleanca Ahqiptare, Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve që ishte në koalicion me Partinë Demokratike të Socialisteve, Drita Llolla po nga DPS dhe ish kryeministri Dritan Abazoviç nga lëvizja URA./m.j