Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako duke iu rikthyer akuzës fillestare për shpërdorim detyre si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.
Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj than ë një deklaratë për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës së akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara në faktet penale të gjetura për klientin e tij.
I qëndrojmë të njëjtës gjë si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë një qëndrim fare të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korruopsion.
Ngelet vetëm një akuzë ajo e shpërdorimit të detyrës dhe akuza tjetër bie. SPAK po mban një qendrim joligjor dhe jo kushtetues.
/f.stafa