Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta e ish-kryeministrit dhe biznesmenit italian Silvio Berlusconi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto bashkë me Berlusconin, ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe popullin italian.
“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!”, ka shkruar më tej kreu i PL-së.
Postimi i plotë:
Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!
Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!
/f.stafa