“Ne do të bëjë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”.
Kështu do të shprehej Kryeministri Silvio Berlusconi, 14 vite me pare, në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Sali Berisha.
Në fakt Berisha, sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve.
“Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha ne ate kohe.
Por Berlusconi vijoi: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.
Kavalieri u tregua atehere ironik edhe me gazetaret shqiptarë që ndiqnin konferencën. Gjatë fotos zyrtare të shtërngimit të duarve mes dy homologëve, Berisha u shpreh se “kjo është fotoja më e bukur e ditës së sotme”.
“E pra nëse do të ishte edhe ata ….”, shton Berluskoni, duke treguar me kokë nga rreshti i gazetareve.
Një tjetër mundësi fotoje, dhe Berluskoni nuk i le shakatë “ju e dini se unë jam beqar…”.
/javanews/a.r