I dënuar më burgim të përjetshëm. Një djalë i ri, dikur punonjës i SHIK-ut dhe ish-student i shkëlqyer i fizikës, qëllon me pistoletën e punës për vdekje, në mes të Tiranës, një vajzë dhe nënën e saj.
Pas 15 vjetësh Marin Rroku, për herë të parë pranon vrasjen, përpara kamerave tek “E diela shqiptare”, përpara Ardit Gjebreas, që ka kaluar 24 orë me të burgosurin në qelitë e burgut të Fushë Krujës.
Marian Rroku, ka treguar se ai ka qëlluar mbi Alda Canaj dhe nënën e saj Mbarime, në një moment të humbjes së kontrollit.
Ai ka mohuar që mes tij dhe vajzës të ketë patur një raport intim, sikurse është folur në kohën kur ndodhi ngjarja. Marian Rroku ka treguar se me Aldën dhe motrën e saj Ornela e lidhte thjesht një marrëdhënie miqësie, ndërsa ai kishte shfaqur interes për një shoqen e tyre.
Por duke qenë se ky raport eshtë keqkuptuar nga vetë vajza dhe prindërit e saj, sipas Marian Rrokut, në një moment konflikti në rrugë, teksa nëna e ka qëlluar me çantë, ai ka nxjerrë armën e punës dhe i ka vrarë të dyja. Më pas , vështirë të kujtojë. (Opinion)