Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Ngurrëz në Lushnje. Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. I riu, i quajtur Sherif Metushi, ishte duke udhëtuar me motor në momentin kur u përplas.
“Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M”, tha policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/a.r