7 persona, pronarë ose menaxherë lokalesh janë nën hetim pasi akuzohen se prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët.
Muzika e lartë në ambientet e lokaleve të tyre është denoncuar, ndërsa pajisjet që gjenerojnë muzikën janë sekuestruar.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/f.stafa