Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se organizimet e opozitës po vazhdojnë dhe protesta nuk do të ndalet sepse intensiteti i shkatërrimit të shtetit po vazhdon për interesat e Hashim Thaçit e Isa Mustafës.
Ymeri në një konferencë për media ka thënë se Hashim Thaçi nuk mund të jetë president pasi është drejtpërdrejt personi që i nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thënë se policia ka ndërhyrë në shesh dhe ka hequr tendat që kanë pasur leje të vendosen. “Mllefi popullor është duke u rritur nga e gjithë popullata. Organizimet tona po vazhdojnë edhe do të vazhdojnë”, ka thënë ai, duke shtuar se Mustafa e Thaçi janë vampirë që po ia pinë gjakun Kosovës, shkruan Botasot.
Ai ka folur edhe për 18 deputetët e opozitës që sipas tij po keqtrajtohen nga Policia. Sipas tij, Glauk Konjufca është arrestuar dhe është arrestimi me arbitrar sepse ka qenë i akuzuar në vitin 2009.