Gjykata e Patrës ka dënuar me 4 burgim të përjetshme shtetasi grek Sakis Varvaresos, i cili një vit më parë vrau pa mëshirë një çift shqiptarësh dhe dy fëmijët e tyre të mitur në në Andravidha të Peloponezit.
61-vjeçari Sakis Varvaresos do të vuajë dënimin pa asnjë masë lehtësuese për vrasjen me paramendim të 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur
Gjykata gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes se Varvaresos vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi i akuzuari nuk kishte histori psikiatrike dhe i kishte kryer të gjitha veprimet me paramendim.
Vrasja e katërfishtë tronditi opinionin në Greqi, një vit më parë. Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike. Ai më pas tentoi të zhdukte gjurmët dhe kishte nisur t’i ngarkonte kufomat në makinë për t’i transportuar në një vend tjetër për t’i groposur.
Në fillim Varvaresos nuk e pranoi krimin, por më pas u justifikua se vrasjen e kishte bërë për arsye se familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë e dy muajve.