Kompania ABT ka një numër të madh të makinave të modifikuara që do t’i prezantojë në javën e ardhshme në panairin e makinave në Gjenevë, prej të cilëve është edhe një Volkswagen T6 “super” i shpejtë.
T6 i janë bërë shumë modifikime si në pamje ashtu edhe në motor. Ai ka motorin 2.0 litërsh biturbodiesel i cili prodhon plotë 235 kuaj fuqi, që është një përmirësim shumë i madh nga modeli standard i cili prodhon vetëm 204 kuaj fuqi, transmeton koha.net.
ABT gjithashtu ka edhe një version tjetër single-turbo i cili nga 150 kuaj fuqi sa i kishte, është kthyer në 180 kuajfuqi. Ndërsa nga jashtë i janë bërë modifikime të shumta me një pamje shumë agresive, për të ju përshtatur edhe motorit të fuqishëm.