Rozalina Konomi, 41 vjeçe, banuese në Fier dhe rezidente në Hollandë arrestohet nga Policia e Tiranës në në rrugën e “Dibrës”,pasi është është kapur në flagrancë duke vjedhur çantën e shtetases A. P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Konomi banuese në Fier dhe rezidente në Hollandë është autore edhe e 5 vjedhjeve të tjera në juridiksionin e Komisariatit Nr.3, si më poshtë:
Më datë 17.02.2015, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases Sh.B, ndodhur në rrugën “Mine Peza”.
Më datë 20.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases B.N, ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.
Më datë 26.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases K.N, ndodhur në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases M.L, ndodhur tek “Tregu Çam”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur portofoli i shtetases E.C, ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.
Policia bën me dije se materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.