Ambasadorja e SHBA-së ishte sot në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror për të takuar drejtoreshën Vlora Hyseni për ta ururuar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.
“Të dy ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën“ shkruhet në një postim në Twitter.
Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat.
/s.f