Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka sulmuar këdo para se të hynte në sallën e Kuvendit teksa u shpreh se nuk ka parë asnjë episod dhune kundrejt anëtarëve të Kryesisë.
Basha u shpreh se nuk është në dijeni të ndonjë materiali filmik, megjithatë ai dënoi çdo rast të tillë.
“Dhuna dhe kërcënimet nuk kanë vend në demokraci. Unë di që janë shkëmbyer fjalë në momente tensioni dhe ne duhet t’i largohemi klimës së tensionit” – tha ai.
Teksa foli para gazetarëve, Basha u shpreh se është i vendosur t’i japë fund negociatave mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ish-kreu i PD tha se këto negociata po drejtohen nga oligarkët.
“Për nga mendësia unë përfaqësoj politikën e re dhe nuk marr vendime për interesin tim personal” – tha Basha.
Ai mohoi të jetë takuar me Taulant Ballën.
“Takimi im me Ballën është një shpifje e pronarëve të Syri TV. Sigurisht që nuk jam takuar kurrë me të dhe për këtë do të ketë shumë shpejt prova” – tha ai.
/a.r