Ina Zhupa së bashku me një grup deputetësh të opozitës kanë kërkuar një interpelancë në Parlament me ministren Kushin në lidhje me shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, pasi qeveria vendosi që të transferojë të katër institutet e kësaj akademie në Akademinë e Shkencave.
Gjatë fjalës së saj, Ina Zhupa tha se VKM e miratuar për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për t’i plotësuar dëshirat Skënder Gjinushit.
Ina Zhupa: Kur e kam kërkuar, mendoja se do të ishte një projekt VKM, për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ndërsa sot kemi një VKM të miratuar me shumë shpejtësi edhe në mungesë të kryeministrit, vetëm se nuk priste mbyllja e Albanologjisë. Gjinushi nuk e fshehu kurrë se donte ta mbyllte dhe ta kthente në një aneks të Akademisë së Shkencave. Në 2021-shin, Gjinushi, shprehu atë që do të ndodhte. Pra, na thotë se reformat në këtë vend i bën Skënder Gjinushi. Ju bëtë një VKM për t’i plotësuar dëshirat Skënder Gjinushit, shkelët ligjin për të mbyllur Akademinë Albanologjike dhe për ta kthyer në vasale të Akademisë së Shkencave. Justifikimi tjetër ishte që aty lindën dhe nga aty mund të kthehen. Albanologjia ka lindur më parë se Akademia e Shkencave. Ligji i Akademisë së Shkencave nuk është në varësi të ligeve që ju keni si referencë.
/a.r