Deputeti Saimir Korreshi ka dhënë detaje nga mbledhja e shoqëruar me shumë debate të zhvilluar mbrëmjen e djeshme. I ftuar në A2 CNN, me gazetarin Andi Nuraj, Korreshi tha se ka pasur një përplasje mes anëtarëve të kryesisë dhe deputetëve. Për Korreshin, Kryesia ka hedhur akuza të forta në drejtim të deputetëve, duke i bërë pikërisht ata fajtorë për situatën në të cilën ndodhet PD-ja. Të gjithën këtë, ai e sheh si një sulm të orkestruar.
“Ka pasur përplasje në grup, na u duk si një gjë e stisur kundër deputetëve, u përcoll sikur deputetët ishin e keqja dhe pengesa, sikur nuk ka qenë kjo kryesi më parë, duket tani o burra me shpejtësi dalim në zgjedhje, duke akuzuar sikur deputetë po e çojnë PD te Berisha, kjo PD sa do vijë do rrudhet nëse vijon e ndarë. Ka pasur tension, në fund kur u duk se u gjet një emërues i përbashkët, nga Jemin Gjata dhe te Roland Bejko, Jonila Godole. Bardhi ka kërkuar që këto propozime të gjenden një emërues i përbashkët. Këta kërkojnë të bëjmë kryetarin dhe pastaj anëtarësinë, ndërkohë që ne kërkojmë të kundërtën, duhet bërë një ftesë për demokratët të bashkohen, të dalim në terren dhe t’i jepet një ofertë e re në PD, jo ik njëri, hajde tjetri”.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi
Atë se çfarë ndodhi në mbledhje, me sulme dhe ofendime për disa deputetë të PD-së, mes tyre edhe Gazment Bardhi, Korreshi e konsideroi si “pritë në shtëpinë e tij ” dhe një “8 janar” të dytë në parti.
“Janë mbështetës të Lulzim Bashës, më dukej e koordinuar, se nga e dinin ata mendimet tona. Nuk e di pse duhet të ishin aty dhe të dëgjonin mbledhjet e Kryesisë. M’u duk sikur më kishin ftuar për bukë në shtëpi dhe më bënë pritë, nuk kishte frikë, por të hahesh me dhëmbë në shtëpinë tënde, kush iu ndërseu ndaj nesh. Ishte një 8 janar i dytë që nuk duhet të ndodhte, kush e bën këtë, po e rrënon PD”.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi
Ai është i bindur se nëse partia nuk do të bashkohet, atëherë nuk do të jetë kurrë një alternativë fituese, duke u shprehur se nuk duhet të kandidojnë për kryetar as Lulzim Basha, as Enkelejd Alibeaj dhe as Sali Berisha.
“PD po nuk u bashkua nuk do jetë kurrë fituese dhe nuk duhet të kandidojë as Berisha, as Lulzim Basha dhe as Enkelejd Alibeaj. Nuk janë vetëm këto në PD”.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi