Avokati Idajet Beqiri ka sjellë në vëmendje gjatë një bisede padinë e Izet Haxhisë dhe faktin se si SPAK nuk aktivizohet në lidhje me të.
Duke iu referuar si kallëzimi që mund t’i nxjerrë ujin e zi këtij vendi, Beqiri, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, deklaroi se SPAK ka frikë të regjistrojë emrat e Berishës dhe Metës.
“Kallëzimi që i nxjerr ujin e zi këtij vendi, është kallëzimi i Izet Haxhisë, i cili duke qenë pranë ish-kryeministrit e ish-presidentit për një kohë të gjatë me sytë e tij ka parë mjaft krime dhe i kallëzoi në SPAK edhe tha ‘Marr edhe përgjegjësi penale. Edhe unë kam bashkëpunuar me të, deri në vrasje!’ E mori në 2019-ën. Dhe nga 2019-ta deri më sot, SPAK-u ka frikë të regjistrojë. E ka regjistruar si procedim penal, por ka frikë të regjistrojë emrat e autorëve atje, që të bëjë hetime ndaj tyre. Nuk e shënon dot emrin e Ilir Metës. Nuk e shënon dot emrin e Sali Berishës. Nuk e shënon dot emrin e ministrave të tjerë, edhe familjarëve të tyre e me radhë.”
/a.r