Analisti Frrok Çupi theksoi se Partia Demokratike në thelb po manifeston atë që është, pasi ajo ka jetuar përmes përçarjeve dhe konflikteve. Sipas tij, filozofia e veprimit në Partinë Demokratike janë aktet e dhunës.
“PD po manifeston atë që është, PD ka jetuar përmes çarjeve dhe konflikteve. Filozofia e PD është dhuna. Nuk ka një institucion, Ajo nuk ka pasur kurrë institucione, Me carë do të bashkohesh, në politikë bashkohesh përmes institucioneve. PD ka pasur një tiran që e ka dhunuar dhe me atë dhunë Sali Berisha do e kishte mbajtur një parti të dhunshme, që vret njerëz , një parti që korruptohet do ta kishte mbajtur për 100 vjet, në momentin që tentoi PD për të dalë nga dhuna, ajo u thërrmua. Dhuna dje ishte më e lehte se sa janari, por dhunë ishte. Një parti që i shkon mendja te dhuna nuk përfaqëson popullin. Jam në dilema se pse PD, u dashka ribërë, gjë që më duket një gjë e pamundur”, tha ai.
Gjatë intervistës në ABC Neës, Çupi u shpreh se Partinë Demokratike të gjithë e duanë për punët e tyre dhe nuk po punojnë për t’u shndërruar në alternativë për qytetarët shqiptarë.
“Të gjithë e duan partinë për punët e tyre dhe ky është defekti i tyre. Është një ndërmarrje që e duan të gjithë dhe e duan sa më të dërrmuar, me qëllim që ta blejnë lirë. Basha e do për arsye se ende është i regjistruar si kryetar i PD. PD është një parti që nuk ka lidhje me veten e vet. Jeton në shtëpinë e ndërtuar nga të moçmit e vet. Atje janë njerëz që më shumë kanë marrë se sa kanë dhënë. Nuk kanë një fe politike dhe nuk kanë ideologji”, tha ai.