Gazetari Denis Dyrnjaja foli në lidhje me çështjen ‘Partizani’ për të cilën ditën e sotme kreu Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, u paraqit në SPAK.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ka informacione se dosja për këtë çështje është mbyllur dhe se së shpejti dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamambër Malltezi, mund të paraqitet në SPAK .
Teksa iu referua dhe arrestimit të Vangjush Dakos, gazetari theksoi se SPAK ka dhe shumë çështje të tjera me të cilat duhet të merret.
“Sipas informacioneve që kam prokurorët e kanë mbyllur pothuajse fare këtë dosje, dosjen në ngarkim të Jamarbër Malltezit dhe besoj se shumë shpejt që do të thirret dhe ai në SPAK. Çështje kohe që do e shohim në dyert e SPAK. Problemi është se ka dy panorama mënyra se si po vepron SPAK.
A po ushqehet opinioni publik me disa cironka në vend të peshqve të mëdhenj. SPAK duhet të prodhojë provat për të vënë drejtësi. SPAK të çon në Gjykatë me një akuzë. Jemi në favor të zhurmës sepse i intereson SPAK të marrë vëmendje dhe të ushqejë publikun se ne punojmë sesa me rezultate konkrete.
Ka çështje shumë të rënda me të cilat SPAK duhet të merrej. Janë ministra dhe ish-ministra që duhet të shkojnë para drejtësisë. SPAK duhet të jetë efektiv dhe jo zhurmues”-tha ai./m.j