Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos pas daljes së tij nga SPAK. Ai i qëndron komentit të kryeministrit.
“Rama ishte i qartë në këtë aspekt. Dua t’i kërkoj drejtësisë së re që dhe këto çështje që unë vij shpesh këtu një ditë të mbyllen dhe të gjithë personat që kemi kallëzuar të vihen para drejtësisë.”- tha Balla.
Rama tha se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
/s.f