• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Diplomati i hidhur Escobar dhe “individi” Kurti

by Skënder Minxhozi
07/06/2023 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ka qenë veçanërisht i ashpër i dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar. Ka thënë nga e para të gjitha ato që SHBA ka adresuar në formë kritikash të drejtpërdrejta ndaj Albin Kurtit, por ka qenë veçanërisht therës dhe pa dorashka në fjalët e tij. “Uashingtoni nuk mbështet një individ “që nuk ka instinkt bashkëpunimi”. Duket sikur kjo frazë i ka të gjitha brenda. Dëshpërimin, sfidën dhe kërcënimin. Deklarimi i Escobar për heqjen e mbështetjes vjen pak ditë pasi Kosova u përjashtua nga manovra e madhe ushtarake e NATO-s në Evropë “Defender Europe 23”.

Nuk pritej diçka tjetër, pas deklaratave të “individit” Kurti, siç e quan Escobar, në lidhje me  “naivitetin” e sekretarit të shtetit Blinken. Komente që s’do të guxonte t’i bënte asnjë kryeministër i përgjegjshëm i Ballkanit sot, e sidomos një kryetar qeverie i Kosovës. Të vetmit shtet të ri ende me status ndërkombëtar të brishtë e të përballur me një fuqi rajonale si Serbia, e cila po bën çmos që Kosova të mbetet në vend-numëro. E paintegruar, e dobët ekonomikisht dhe nën kërcënimin e ultra-nacionalizimit serb, i cili nis tek krerët e shtetit në Beograd e përfundon tek huliganët e veshur civilë që kacafyten rrugëve të Veriut të Kosovës.

Deklaratat e Escobar vijnë pak orë pasi një media prestigjioze si “The Economist” bënte akuzën më të errët ndaj Abin Kurtit: Provokoi në mënyrë të parashikueshme protestat dhe injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë. Aludimi është i qartë: e dinte çfarë po bënte, e dinte që po provokonte një katrahurë dhe sërish e bëri! Akuzë më të rëndë se kjo vështirë se gjen. Është akuzë për zjarrvënie.

The Economist ka thënë me zë të lartë atë që një pjesë e madhe e kritikëve të Albin Kurtit e thonë sot e gjithë ditën nën zë. Strategjia e tij e murit me mur po krijon një klimë të sforcuar tensioni, duke e vënë në provë të vështirë të gjithë panoramën mes Kosovës e Serbisë.

Karakteri sfidues i Albin Kurtit njihet prej vitesh. Është një personazh që jeton me sfidën, shpërfilljen dhe arrogancën ndaj tjetrit. Vetëm se në këtë rast ai ka përzgjedhur të sfidojë jo kundërshratë politikë, jo serbët dhe Vuçiçin, por të gjithë perëndimorët në bllok. I ka quajtur naivë, ju ka vënë kushte a thua se ka ndonjë arsenal bërthamor pas shpine, i ka kundërshtuar në çdo kërkesë a propozim që kanë pasur. Në çdo analizë logjike sadopak të ftohtë e objektive, kjo është sjellja e një njeriu që sfidon palën e gabuar. Atë palë që mban në duar prej vitit të largët 1999 fatet e brishta të shtetit të ri kosovar.

Nga buron kjo dëshirë për të luajtur një lojë të rrezikshme, fatale dhe padyshim me pasoja. Jo për karrierën personale të Albin Kurtit, pasi kjo ka pak rëndësi kur vendoset në kontekstin e përgjithshëm, por me pasoja për të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë Kosovës.

Kurti është i bindur se po bën gjënë e drejtë. A nuk kanë qenë të bindur para tij dhjetra e ndoshta qindra drejtues shtetesh se po bënin gjënë e drejtë, ndërkohë që po luanin bixhoz me fatet e popujve të tyre?! Sepse në fakt kjo që po bën sot kryeministri kosovar është një lojë aventureske kumari me nervat, vullnetin dhe qëndrimin e fuqive perëndimore ndaj statusit të Kosovës, të ardhmes së saj.

Përkrahësit e Kurtit nuk humbasin rast të shprehin publikisht kënaqësinë se në këtë përballje me amerikanëet dhe evropianët, kanë pas vetes pëlqyeshmërinë e publikut kosovar, votën dhe përkrahjen e tyre. Natyrisht që populizmi është më i ëmbël për veshët e mendjet një bashkësie që e sheh me simpati faktin që qeveria e tyre ngul këmbë skajshëm në përballjen me serbët e Veriut dhe shtetin armik që qëndron pas atij gardhi. Por kjo është perspektiva e një njeriu të thjeshtë që nuk mendon gjatë dhe nuk di shumë. Politikani duhet edhe të mendojë edhe të veprojë në bazë të atyre që di, sepse është pozitën e menaxherit që di shumë më tepër se votuesit e tij.

Iluzioni se Kurti mund t’ja hedhë sherrit me Amerikën, me zgjerimin e mbështetjes popullore, është një kredo pa të ardhme. Shumë të tjerë para Kurtit, në pozita drejtuese dhe komode, kanë pasur iluzione të ngjashme kur ka qenë puna për të sfiduar partnerët ndërkombëtarë. Thuajse të gjithë kanë përfunduar keq. Albin Kurti nuk do e zgjidhë dot me zgjedhje dhe vota konfliktin që ka me amerikanët. Jo me serbët, por me amerikanët dhe evropianët. Mund të marrësh vota sa të duash, por kur vendi yt ndodhet në një rrugë të ngushtë e plot gropa, që kërkon mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare, nuk të bëjnë punë votat.

Përcaktimi i Escobar se problemi nuk është Kosova, por kryeministri i saj, e ka vendosur Albin Kurtin në një qoshe të sikletshme, si ata fëmijët që i dënon mësuesi të rrinë me një këmbë te cepi i klasës. A do të dijë të dalë prej andej me dinjitet dhe mençuri, apo do të flejë në dafinat e rrejshme të mbeshtetjes së brendshme popullore?!

Next Post
Ricky Martin për herë të parë në Tiranë!

Ricky Martin për herë të parë në Tiranë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In