Kreu i grupit paralamentar Taulant Balla është paraqitur në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për privatizimin e kompleksit Partizani.
Balla ka paditur për këtë çështje në SPAK, ish-kryeministrin Sali Berisha, familjarë të këtij të fundit, si dhe anëtarë të kabinetit qeverisës gjatë kohës kur PD ishte në pushtet.
Sipas Ballës, ata kanë përfituar financiarisht duke privatizuar afro 10 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndërtuar kulla.
Burimet për “Vizion Plus” bënë të ditur se SPAK mund të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në shtator të vitit të kaluar, SPAK ka pyetur edhe ish ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun si person që mund të ketë dijeni për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv, Partizani
Të pyetur për këtë dosje janë edhe Isa Tare, ish- drejtori i klubit sportiv dhe ish-komandati i mbështetjes logjistike, Vladimir Qiriazi.
/a.r