Autori i plagosjes së bashkëshortes së tij, Marjola Myrtollarit, Aleko Myrtollari ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat e Korçës deri mbrëmjen e djeshme kur u dorëzua në polici.
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se Policia ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e tij pas kontrollit të banesave të familjarëve të 46-vjeçarit. Kanë qenë të afërmit e autorit të krimit, ata që e kanë bindur Myrtollarin që të dorëzohet.
Marjola Myrtollari, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë. Ditën e djeshme, ajo u transportua me helikopter për në spitalin e Traumës, për mjekim më të specializuar pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua. Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë dhe për pasojë sipas mjekëve, mjeti prerës i ka dëmtuar edhe organet jetësore.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia.
/a.r