Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish nga një tjetër sulm në shkolla.
Këtë herë kanë mbetur të vrarë dy persona e plagosur pesë të tjerë, ndërsa të shtënat u regjistruan gjatë një ceremonie diplomimi të disa studentëve të një gjimnazi në Virxhinia.
Studentët u terrorizuar dhe vrapuan në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave, por fatkeqësisht disa prej tyre nuk mundën.
Viktimat ishin një 18-vjeçar, pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar, njofton policia. Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre.
Një i dyshuar 19-vjeçar është marrë në paraburgim, sipas autoriteteve, ndërsa një tjetër person u gjet i armatosur me një pistoletë dhe fillimisht u ndalua, por policia tani beson se ai nuk ishte i përfshirë në sulm.
Të shtënat ndodhën në Monroe Park pasi ceremonia kishte përfunduar në kampusin e Universitetit të Commonëealth të Virxhinias.
/a.r