Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku një 31-vjeçar shqiptar është goditur me thikë pas shpine. E gjithë kjo ndodhi në afërsi të stacionit të metrosë Fiabilandia.
Personi që u plagos ka dëshmuar se u qëllua nga dy persona me origjinë nga Afrika e Veriut në nënkalimin e Via Madridit. I pari që i ka ardhur në ndihmë të plagosurit ka qenë një hotelier, i cili ka lajmëruar ambulancën.
Hipoteza që mbizotëron aktualisht, është se mund të jetë një shlyerje hesapesh, në lidhje me aktivitetet e trafikut të drogës që mund të ishin zhvilluar në zonë. Shqiptarit nuk i është vjedhur as portofoli dhe as celulari.
/a.r