Ish-godina e Hipotekës së Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e së martës.
Gazetarja Kloida Gjuzi raportoi se brenda ambienteve të ish-Hipotekës, që aktualisht funksionon si qendër tregtare ka rënë zjarr. Ndërkohë, arkiva e Hipotekës është zhvendosur një vit më parë.
Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.