Shoferët e dehur, policia e Elbasanit arreston shtatë drejtues dhe pezullon 21 leje
Policia e Elbasanit ka zhvilluar kontrolle nëpër rrugët e qytetit këtë fundjavë duke arrestuar 7 drejtues mjetesh, gjashtë prej të cilëve kishin konsumuar alkool.
Gjithashtu, gjatë këtij aksioni, janë pezulluar edhe 21 leje drejtimi, duke dërguar 13 drejtues mjetesh në komision.
Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve:
A. Ceka, 29 vjeç, banues në fshatin Xibrakë Elbasan.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin e tij motorçikletë tip “YAMAHA”, pa targa, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin i pa pajisur me leje drejtimi.
R. Qevani, 46 vjeç, banues në Elbasan.
Pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” veturë, në Lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bakallit”, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
K. Shguni, 48 vjeç, banues në Elbasan.
Pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” (furgon pasagjerësh), në Lagjen “Shënkoll”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi I Cerrikut”, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me furgon transportonte 5 shtetas.
B. Peçini, 48 vjeç, banues në Elbasan.
Pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” veturë, në Lagjen “Qemal Stafa”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i klinikës dentare”, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
E. Gjoka, 37 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Ford ATP”, në Lagjen “Qemal Stafa”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i klinikës dentare”, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
S. Muharremaj, 33 vjeç, banues në Elbasan.
Pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” veturë, në Lagjen “Qemal Stafa”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Rinia”, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
- Shakaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Volkswagen Touareg”, në Lagjen “Qemal Stafa”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Rinia”, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.