Erdenis Gurishta, futbollisti 20-vjeçar i Vllaznisë që kaloi në gjendje koma, ka reaguar sot herët në mëngjes, duke falënderuar të gjithë ata që i rrinin pranë te koka.
Lojtari mori një goditje me taka, të paqëllimshme, në kokë nga Nimani, në sekondat e fundit të ndeshjes me Laçin dhe u çua në spital pa ndjenja.
Ai ka qenë në luftë për jetën, nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve në spitalin e Shkodrës. Pritet të çohet me helikopter në Tiranë, por mjekët këmbëngulin që të paktën deri të hënën nuk duhet të lëvizë.