Faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” është finalizuar me asgjësimin e 140 bimëve kanabis që u gjetën të kultivuara në një banesë, në fshatin Fushë Thumanë.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r