Përshkallëzohen tensionet mes grupit mercenar ‘Wagner’ dhe ushtrisë ruse.
Gazeta Daily Mail e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse.
Në videon e publikuar prej tyre, shihet koloneli teksa rrëfen fajin e tij.
Ai thotë se ka qenë i dehur në detyrë dhe ka qëlluar ndaj një makine të grupit ‘Wagner’.
Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.
Por suksesi i grupit ‘Wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.