Personi që shihni në foto është Albi Muhollari, i riu i cili mbyti me qese plastmasi mamanë e tij në Pëmet.
24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.
I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.
Dinamika e ngjarjes:
Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas.
Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej.
Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.
Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një debat që përfundoi në tragjedi.
Ndërkohë, spitali i Permetit nuk i është përgjigjur të atit të autorit për t’i bërë gjilpërë këtij të fundit që të qetësohej.
/a.r