Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë thirrje për krijimin e komisionit të reformës zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Mediu iu ka bërë thirrje kolegëve të opozitës për të ja kthyer opozitën-shqiptarëve.
Fatmir Mediu: Ky vend është Republikë Kryeministrore. Ka nevojë për një reformë të thellë të kushtetuese. Zgjedhjet e 14 Majit treguan se nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.Thirrje për kolegët e mi të opozitës: Këto vite, ne e kemi shkatërruar vetveten dhe mazhoranca ka shkatërruar sistemin tonë kushtetues. Kemi marrë vendime absurde, deri më idiotesket, sherrnaja me njëri-tjetrin pa kuptim. Ne, nëse nuk do ja kthejmë opozitën shqiptarëve, dhe të krijojmë një të djathtë me ide të qarta, nuk jemi duke bërë detyrimet tona. Kërkesa e parë është që ne si opozitë kërkojmë thirrjen së më parë të komisionit të reformës zgjedhore. Ta fillojmë nga reforma zgjedhore, me lista të hapura ku qytetarët vendosin se kush do të jenë deputetët, të ju japim mundësinë diasporës të bëhet pjesë e politikës shqiptare. E djathta nuk është pazar, por ide.
/a.r