Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu ka ngritur sërish në Kuvendin e Shqipërisë çështjen për kërkesën me debat që ka dorëzuar Rithemelimi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në fjalën e tij, Shehu tha se Kosova është nën një agresion nga Serbia dhe se Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka hall se i mërzitet Aleksandër Vuçiç.
“Na bën të mblidhemi sikur të jemi parlamenti i marsit apo jupiterit dhe jo i Shqipërisë. Një grup deputetësh kemi paraqitur prej një vit e ca një kërkesë për një mocion me debat ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Ende nuk është futur në diskutim pranimi apo jo nga asambleja plenare e këtij diskutimi. Kur mbi Kosovën po realizohet një agresion i plotë, kur ata që janë përgjegjës të autorit të gjenocidit, sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit. Unë do them diçka, zanafilla e gjithçkaje është ai geoncid, dhunë, ajo shtypje e madhe që u finalizua me vrasjet masive të viteve 90. Pa e dënuar, pa e njohur atë s’kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi, nga ana tjetër Serbia vazhdon të mos e njohë atë gjenocid. Parlamenti shqiptar nuk e kalon se mërzitet Vuçiç, ne heshtim në kundërshtim të plotë me rregulloren, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë geoncid”, tha Shehu.
/a.r
Shefi i ish kompanise Shqiponja, e cila i dergonte nafte Milloshevicit kerkon rezolute per Kosoven! Keta pervecse luajne bllofin, jane te ndyre e te pabese sa me ska!