Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Konventën e dytë të Partisë Demokratike, në Bujanoc të Preshevës.
Rama përshëndeti në emër të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta punimet e Konventës së dytë të PD-së së Bujanocit. “Përshëndes Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Ilir Metës”, tha Rama.
Partia Demokratike në Bujanoc, tha ai ndër të tjera, është zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shembull i qëndresës e patriotizmit”, tha Rama, ndërsa shtoi se me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë.