Ish kryedemokrati, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj Berishës duke thënë se kandidatët e Primareve kanë qenë të paracaktuar nga ai dhe se nuk janë zgjedhur nga vullneti i lirë i demokratëve. Ai tha se kandidatët e primareve ishin persona që kanë qenë të korruptuar gjatë qeverisjes së PD-së.
“ Bashkimi per Fitore, Bashkimi per Deshtim, shpallen te ashtequajten “Primaret”. Ketu ne Kamez njeri u terhoq. Tjetri tha procesi tha ishte i manipuluar. Procesi i primareve, vetem emri i mbeti i tille, prodhoi pakeanqesi te shumta. Ju e pate qe u votua ne primare nga militantet e PS. Nderkohe qe kandaditi qe doli nga i ashtequajturi process i primareve nje kandidat i gjymtuar nga cdo pikepamje. Të ashtuquajturit kandidatë të primareve ishin paracaktuar nga njerëz me damkë me korrupsion gjatë 8 vjeçarit të qeverisjes tonë. Nuk kemi asnjë fytyrë të dalim para shqiptarëve dhe tu kërkojmë rrotacion për të hequr disa hajdutë dhe për të vënë disa të tjerë që u kanë mbaruar lekët që kanë vjedhur gjatë kohës që PD ka qenë në qeveri. Duhet të ndahemi nga këta individë”- u shpreh Basha.
/a.r