Erzeni do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, pasi arriti të fitojë në shtesë 2-1 ndaj Korabit, i cili kishte mposhtur në play off-in e Kategorisë së Parë Tomorin dhe Flamurtarin.
Shijakasit kaluan në avantazh me anë të një goli me kokë të realizuar nga Sadiki që në minutën e katërt, duke krijuar idenë se do të ishte një përballje e lehtë për ta. Megjithatë, nuk rezultoi aspak kështu. Korabi barazoi shifrat në minutën e 20 me anë të një goli të bukur nga Tabaku.
Në vijim, Erzeni dominoi takimin, por nuk mundi të shënojë golin e fitores në kohën e rregull, por ai erdhi në minutën e 97 me anë të Mehmetit.
Tashmë ëndrra e Korabit për t’u ngjitur mes më të mirëve të futbollit shqiptar u shua, ndërsa do të jenë shijakasit ata që do të matin edhe njëherë forcat në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.
/a.r