Ish kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Kamëz tha se nga rikthimi i tij në politikë nuk është shqetësuar vetëm Berisha, por edhe Rama e Meta të cilët sipas tij ndihen të kërcënuar nga 3 propozimet e tij kryesore të bëra publike që në takimin e parë.
“Nuk është vetëm ai që është shqetësuar nga dalja ime. Shumë janë shqetësuar nga dalja ime, sepse e kanë monopolizuar debatin publik, duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Janë shqetësuar shumë. Thelbi i propozimeve të mia është që ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në 2008-ën të zhbëhet. Kjo i shqetëson, duan monopol mbi politikën, median, ekonominë. Duan që Shqipëria të mbetet çifligu i këtyre tre personave”- tha Basha.
Sa i takon sulmeve të bëra nga Berisha, Basha tha se qëllimi është shmangia e tij nga përgjegjësia e humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Me sulmet ndaj meje përpiqet të heqë vëmendjen nga humbja në 14 maj,. Mundësia e dytë është që ta ketë humbur vetë fare. Por për mua është kapitull i mbyllur që unë e kam lënë pas. Duhet të shqetësohemi për të nesërmen”-shtoi Basha.
/a.r