Gratë po marrin përherë e më shumë role drejtuese në ekonomi. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT për vitin 2022 rezulton se 31,2% e ndërmarrjeve në vend drejtohen nga gratë. Në vitin e shkuar 39 mijë ndërmarrje në vend kishin në krye një grua, rreth 2 mijë më shumë se në vitin 2021.
Gratë i gjejmë në pozicione drejtuese apo pronare më së shumti në fushën e tregtisë dhe shërbimeve të tjera, pasuar nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor.
Më pak interes për gratë ka bujqësia, transporti dhe ndërtimi. Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje të vogla me 1- 4 të punësuar. Gratë zënë 47% të të punësuarve në total, sektori me përfaqësimin më të ulët të tyre është ai i ndërtimit me 17%.
/a.r