Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se Shqipëria në dy dekadat e fundit ka arritur të mbajë një politikë fiskale relativisht të pavarur, e cila ka qenë një faktor kyç në përballimin e disa goditjeve, si tërmeti i vitit 2019, pandemia Covid-19 apo efektet e luftës Rusi-Ukrainë.
Ajo theksoi masat e marra zbutën ndikimet negative të krizave të fundit.
Mbështetja e shtresave në nevojë dhe hapësirat e duhura fiskale sipas ministres ndikuan në nivelin e inflacionit në Shqipëri, i cili rezultoi ndjeshëm më i ulët se sa në shumë vende të tjera të rajonit.
Ministrja tha se vendet e rajonit duhet të rindërtojnë hapësirën fiskale dhe forcojnë kuadrit e politikave fiskale për të rritur elasticitetin dhe aftësinë e tyre, për të përballuar goditjet e e mundshme në të ardhmen.
/a.r