Mendohet se nëse fusni në frigorifer disa produkte ushqimore kur ktheheni nga marketet do të ruhen më mirë, por nuk është ashtu.
Janë disa ushqime që nëse i fusni në frigorifer do të nxihen më shpejt dhe do t’i humbasin vlerat ushqyese:
- 1. Domatet, ato humbasin vlerat ushqyese dhe ndryshojnë formën nëse i mbani në frigorifer
- 2. Patatet, kanë nevoje të qëndrojnë në një vend të ftohtë dhe të errët, por jo edhe në frigorifer
- 3. Kërpudhat nëse janë të paqëruara kanë nevojë që të qëndrojnë me një vend që ka shumë ajër, por jo të rifuten në frigorifer.
- 4. Buka, është shumë keq që të futet në frigorifer, pasi përbërësit që të ngrihen, shkaktojnë disa efekte negative. Buka duhet të ruhet në temperaturë të dhomës.
- 5. Bananet, ndoshta është mirë që të futen në frigorifer, pasi që e mbajnë ngjyrën për disa ditë, mirëpo sapo të dalin nga frigoriferi do të nxihen dhe do t`i humbin vlerat ushqyese.
- 6. Hudhrat, nëse vendosen në ndonjë enë plastike dhe vendosen në frigorifer do të myken.