Gazeta më e madhe greke “Protothema” ka bërë një shkrim me titull racist me fakte të shtrembëruara për Kosovën.
Një shkrim me fakte të shtrembëruara me titullin “Si vendi i shenjtë në Serbi u bë i banushëm me 90% të popullsisë Shqiptare”, ka bërë media greke, ku sipas tyre tregohet sesi Kosova ka qenë Serbi dhe është populliar nga shqiptarët në mesjetë.
Në artikull thuhet se “Kosova përfaqëson pjesën më të shenjtë të tokës serbe, pasi ishte thelbi i shtetit serb gjatë mesjetës dhe se në Studenicë u varros themeluesi i shtetit mesjetar të Serbisë, Stefanos Nemanija (1113 – 1199), i cili themeloi edhe Manastirin e Hilandarit, mbi rrënojat e një manastiri më të vjetër dhe u shpall shenjtore nga serbët”.
“Në vitin 1690 gjatë Luftës së Dytë Austro-Turke (1683 – 1699), pas përfundimit fatkeq të kryengritjes së madhe serbe të nxitur nga Austria, popullsia e revoltuar u detyrua të emigronte për të shmangur raprezaljet turke. Pastaj patriarku ortodoks serb Arsenios III Czernojevic me më shumë se 50,000 serbë nga Nishi, Ipekio, Prizreni dhe Shkupi lanë shtëpitë e tyre dhe u larguan në zonat më veriore që i përkisnin Perandorisë Habsburge në atë kohë. Burime të tjera thonë se serbët që emigruan ishin 40.000 familje, pra rreth 200.000. Këto lëvizje masive të popullatës serbe në veri shkaktuan rrallimin e popullsisë dhe në disa raste shkretim.
Kështu, shqiptarët, kryesisht bujqit, përfituan nga ikja e serbëve, zbritën nga zonat e tyre malore dhe djerrë dhe u vendosën në tokat e braktisura serbe kryesisht në rrafshin pjellor të Kosovës ku ishin vendosur siç përmendëm disa shqiptarë që nga fundi i shekulli i 15-të. Pas arratisjes së serbëve, vendosja e shqiptarëve zgjati shumë vite dhe u favorizua nga autoritetet osmane. Arsyet e politikës osmane ishin të qarta: nga njëra anë dobësuan popullsitë malore që ishin vatra qëndrese dhe nga ana tjetër fituan kultivues dhe punëtorë.
Në të njëjtën kohë, këto lëvizje çuan në përzierjen e popullsive dhe ndarjen e grupeve kombëtare. Gjatë sundimit osman, serbët dhe shqiptarët bashkëjetuan në Kosovë pa probleme të veçanta, pavarësisht se organet e organizuara të turkalvanëve kryenin sulme kundër popullsisë së krishterë. Shekulli XIX u karakterizua nga luftërat çlirimtare të popujve ballkanikë. Nga Prizreni i Kosovës filloi, vonë në krahasim me popujt e tjerë ballkanikë, me “Lidhjen e Prizrenit” (1878-1881). Kështu Kosova fitoi pozitë të lartë edhe në vetëdijen kombëtare të shqiptarëve” thuhet në shkrim.
Në shkrim duket qartë diskriminimi për shqiptarët pasi në asnjë moment nuk shkruhet për masakrën që bëri Serbia me në krye Sllobodan Millosheviçin, por e kundërta sipas “Protothema”, UÇK i “shkaktoi shumë viktima serbisë” dhe se në vitin 1996 UÇK ka “kryer masakra”.
Na hengshi ate k…. ju grekt e serbet ne shqiptarve,ju greket jeni cigan,a serbet jane edhe me te ndyre se grekt,si gerket edhe serbet jeni te ndyre,ju jeni kerma.