Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar situatën në kampin blu dhe ka dhënë opinionin e tij për të ardhmen e PD-së.
Sipas Palokës ka vetëm një zgjidhje, e cila është bashkimi i demokratëve dhe marrja e vulës dhe financave nga dora e Ramës.
Sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës, ai u shpreh se “nuk e llogarit fare” pasi është “pjesë e lojës” për të mbajtur peng PD-në.
Ai u shpreh më tej se është një grupim brenda PD-së që paguhet ose i bëhet presion për t’i shërbyer kryeministrit Rama.
“Ka vetëm një zgjidhje. Demokratët të behën baskhë dhe financat e vula e të gjitha t’i shkojnë PD-së dhe jo Ramës. Bashën nuk e llogaris fare, është pjesë e kësaj loje. Është rotacion pas Alibeajt për t’i shërbyer Ramës. Është një grupim që paguhet ose është nën presion për t’i shërbyer Ramës. Këtë e ka kuptuar çdo njeri.
Nëse mjafton të vishesh si Zelensky dhe të mbledhësh disa njerëz nuk mund të bësh sikur ke ardhur nga Marsi. Le ta lëmë te qesharakja. Do Lulzim Basha të rikthehet në politikë? E drejta e gjithkujt. Poshtërsia qëndron ku kërkon të vijë në shtëpinë tonë dhe të kërkojë të drejtojë. Nëse nuk të pëlqejnë idealet tona merri mbështetësit e tu dhe na lër në antiamerikanëve në thonjëza te partia jonë. Nëse do të rikthehet të hapë një parti të vetën dhe t’i mbushë mendjen shqiptarëve që është ky i riu që do ndryshojë Shqipërinë”, u shpreh Paloka./m.j